“Polonia ka Levandovskin, ne kemi Gjimshitin”, analiza e Tahirit: Nuk luhet futbolli me 1 lojtar, Shqipëria…

Shqipëria do të nis ditën e nesërme aventurën për kualifikimin në Botërorin 2022. Gjithçka do të fillojë me Andorrën në transfertë, e cila edhe pse duket e lehtë në letër ka treguar që është një skuadër plot surpriza. Trajneri Eduardo Reja ka thirrur emra të rinj në skuadër si Bajrami, Kamberi dhe Mitaj. Si pasojë, Reja është menduar se po bën eksperimente me lojtarë mjaft të rinj.

Ish-futbollisti i njohur Ermal Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, ku ka mohuar kategorikisht që Reja do të bëjë eksperiment me formacionin, pasi sipas tij janë thirrur lojtarët më të mirë. Tahiri deklaroi se Polonia dhe Hungaria nuk janë nivel më i mirë se Shqipëria dhe duhet të jemi besimplotë se Kombëtarja jonë do të kualifikohet në Botërorin e Katarit.

“Hiqeni fjalën eksperiment, nuk ka eksperiment. Te Kombëtarja janë thirrur lojtarët më të mirë dhe kushdo që të futet në formacion, nuk quhet eksperiment. Përshembull, futet Mitaj ndaj Andorrës. Është ky eksperiment? Nuk është se ka luajtur me AEK në Greqi dhe është 17-vjeç, super talent.

Përse Mitaj është eksperiment dhe Kumbulla nuk quhet, kur dy herë ka qenë me Kombëtaren? Prandaj le ta largojmë këtë fjalë. Polonia dhe Hungaria nuk është më lartë se ne. Nuk janë lojtarët polakë më mirë se ne. Është Levandoski? Edhe ne kemi Gjimshitin. Po nuk luhet futbolli vetëm me një lojtar. Me këta lojtarë që kemi ne duhet të kërkojmë që të kualifikohemi gjithmonë në Europian dhe Botëror. Nëse nuk e besojmë kështu, atëherë nuk kualifikohemi dot”- u shpreh Ermal Tahiri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online