E bujshme/ Zbulohet klubi ku do transferohet Gentian Selmani, Lila mesazh De Biazit: Humbe tani se nuk kishe Bekim Balajn

Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV ku së bashku me panelin diskutoi mbi ndeshjen e nesërme midis Andorrës dhe Shqipërisë. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka nxjerrë një “sekret” mjaft të rëndësishëm në këtë emision.

Sipas tij, portieri i Boluspor, Gentian Selmani ka marrë një ofertë zyrtare të rëndësishme nga klubi i Trabzonspor, që ndodhet aktualisht në vendin e katërt në Superligën turke. Portieri i Kombëtares do të transferohet tek ky ekip në vitin e ardhshëm, ku do të ketë mundësinë të aktivizohet në kompeticionet europiane.

Lila ka treguar gjithashtu edhe batutën e bërë me trajnerin De Biazi pas ndeshjes që sotme që Azerbajxhani humbi me Portugalinë, ku do të udhëtonte në transfertë për ndeshjen debutuese: “Këtë herë humbe se nuk e kishe Bekim Balajn”, ishte mesazhi i Lilës për të kujtuar fitoren e parë me Shqipërinë në rrugëtimin e kualifikimit në Euro 2016. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online