Policia ndaloi dhunën ndaj arbitrit në Laç, pakënaqësitë për vendimin dhe në pritje të dënimit

Laçi arriti të fitonte në shifrat 3-2 ndaj Kukësit në një ndeshje ku kurbinasit e kishin fitoren në dorë gjatë gjithë ndeshjes. Pas tre dhuratave të paketuara nga Lushkja, verilindorët vetëm sa mund të shkurtonin diferencat. Goli i fundit i takimit për t’i dërguar shifrat në 3-2 erdhi nga Eze, por në atë moment nuk kishte më kohë për të kërkuar mrekullinë.

Dy penallti u dhanë nga Kreshnik Bajramaj për verilindorët dhe që hasën kontestimet e vendasve. Situata ka degraduar në tunel ku sipas asaj që raporton “Report TV” ka pasur ofendime për arbitrin dhe njëkohësisht është tentuar që të goditet. Në kushte të tilla me shumë interes pritet edhe vendimi që do të marrë Komisioni i Disiplinës për këtë rast. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online