Ngjarja e së shtunës në Vlorë, me dhunën e denoncuar nga arbitrat e ndeshjes, nuk ka kaluar në heshtje.
Sot pasdite në stadiumin Flamurtari kanë zbarkuar zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, shoqëruar nga funksionarë të lartë të Drejtorisë së Policisë Vlorë.
Natyrisht, është zhvilluar një takim me administratorin kuqezi Sinan Idrizi, i cili ka shpjeguar gjithçka ndodhi mbrëmjen e së shtunës.
Gjithashtu, takimi ka qenë edhe për të sqaruar rolin e policisë së Vlorës në stadium dhe veprimet e saj ditën e ngjarjes.