Policia e Kosovës nuk e lejoi të shpalosej, koreografia e tifozve nga Mitrovica: Sa herë Kosovës t’i afroheni, varre vetes do t’i shtoni

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tifozeria nga Mitrovica kishte vendosur t’i kundërpërgjigjej sulmit terrorist të forcave serbe në veri të Kosovës me një koreografi të veçantë. Grupimi “Torcida” kishte përgatitur një baner ku shkruhej: “Sa herë Kosovës t’i afroheni, varre vetes do t’i shtoni”, të cilin synonin ta shfaqnin gjatë ndeshjes së basketbollit mes Trepçes dhe Sigal Prishtinës.

Por policia e Kosovës nuk e ka lejuar shfaqjen e kësaj koreografie në sallën e sportit. Megjithatë, grupimi i tifozëve nga Mitrovica e ka publikuar në rrjetet sociale, duke marrë kështu një shpërndarje të gjerë në të gjitha mediat shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *