Hera e parë nuk harrohet kurrë dhe Maks Verstapen ndodhet në qiellin e shtatë. Holandezi i Red Bull Racing regjistroi kohën më të shpejtë në provat e çmimit të madh të Hungarisë dhe nesër do të niset i pari.
Pas tij u renditën dy Mercedezët e Valeri Botas (i dyti) dhe Luis Hamilton (i treti). Më pas vijnë Lekrerk dhe Vetel të Ferrarit, respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.
Çmimi i madh i Hungarisë do të zhvillohet nesër, duke filluar nga ora 15:10, ndërsa renditja e përgjithshme vazhdon të kryesohet nga britaniku Hamilton.