Polonia ndodhet në një moment krize. Pas përmbysjes së fundit që pësoi nga Moldavia në shifrat 3-2, kualifikimi i kësaj Kombëtare në Europian është vendosur seriozisht në pikëpyetje. Në një intervistë të fundit për mediat polake, gazetari polak, Dariuz Kurowski, parashikon se një kohë e keqe po vjen për këtë Kombëtare pas ndeshjes që do të ketë me Shqipërinë në transfertë.
“Ne nuk arritëm të fitonim në transfertë me Moldavinë, si mund të kërkojmë që të fitojmë me Shqipërinë? Shqipëria ka një ekip shumë të mirë, lojtarët e tyre janë pjesë e skuadrave më të rëndësishme në Europë. Unë në fakt kam frikë se pas ndeshjes me Shqipërinë që do të kemi në transfertë, atmosfera në Kombëtaren e Polonisë do të jetë më keq se kaq”, tha Kurowski. /Sport Ekspres/