Pas katër golave të shënuar në portën e të rinjve, Teuta realizoi një tjetër “poker” në miqësoren e luajtur ndaj Kastriotit. Një provë e mirë ajo e skuadrës së Bledi Shkëmbit, që fitoi me rezultatin 4-1.
Kamara gjeti golin e parë në “Niko Dovana” prej transferimit nga Besëlidhja, ndërsa për “djemtë e detit” shënuan edhe Latif, Gashi dhe Vila. Goli i vetëm i Kastrotit u realizua nga Marku, me krutanët që u shfaqën ende larg formës optimale.
Miqësorja me Kastrotin ishte testi i parë i vërtetë për ekipin e Shkëmbit, me Teutën që të martën do të udhëtojë drejt Ohrit, ku do të zhvillojë fazën përgatitore, përpara startit të edicionit 2018-2019 të Kategorisë Superiore.