“Poker” afrimesh, Laçi mbyll merkaton

Kurbinasit kanë transferuar katër lojtarë dhe tanimë fokusi është te përgatitjet. Bardhezinjtë dje kanë zbritur në fushë

Laçi ka zbritur sot në fushën e blertë dhe ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Kurbinasit do ta zhvillojnë fazën përgatitore në vend, ndryshe nga se po bëjnë shumica e klubeve të Superiores që do të zhvendosen në Turqi, madje Kukësi prej ditës së djeshme i ka nisur përgatitjet ne Antalia. Gjatë kësaj kohe drejtuesit e Laçit nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë bërë disa lëvizje në merkato. Katër futbollistë janë afruar dhe me shumë mundësi nuk do të ketë më lëvizje. Kurbinasit kanë marrë në ekip vetëm lojtarë nga kampionati shqiptar, madje tre prej tyre janë elementë të rinj. Shtubina, Zogaj, Beqaj dhe Lulaj mund të konsiderohen tashmë pjesë të bardhezinjve.

NDRIÇIM SHTUBINA
Mesfushori shkodran është lojtari i parë që ka nënshkruar me kurbinasit. Ish-kapiteni i Vllaznisë nuk vjen nga një periudhë e mirë, pasi në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Kukësit, ku nuk pati shumë hapësira dhe që pas ndeshjes së fundit me Luftëtarin e mbylli marrëveshjen me kampionët në fuqi. Bardhezinjtë i bënë ofertën e tyre Shtubinës dhe shkodrani e pranoi atë, ndryshe nga sa kishte bërë në verën e vitit 2011, kur zgjodhi të luante me Flamurtarin. Laçi është klubi i pestë me të cilin luan mesfushori, që ka provuar të luajë edhe me Skënderbeun.

SILVIO ZOGAJ
Lezhjani ka lënë Luftëtarin dhe i është bashkuar skuadrës së Laçit. Dje ai ka qenë në stërvitje me ekipin, duke u konfirmuar pjesë e klubit kurbinas. Zogaj te bardhezinjtë u bashkohet Bushit, Smaçit dhe Prodanit, me të cilët ka luajtur te Brian’s U17. Mesfushori ka luajtur me Vllazninë U19 më pas, për të kaluar te Luftëtari në verën e vitit 2016. Një sezon më parë hapësirat për të ishin më të shumta, kurse sivjet luajti vetëm në dy takime.

ARBËR BEQAJ
Vlonjati njihet mirë nga trajneri Mezani, që e ka aktivizuar pa i mbushur 17 vjeç te Flamurtari. Me pëlqimin e Gugash Maganit ai la kuqezinjtë ne verë dhe iu bashkëngjit Teutës, ku nuk gjeti shumë hapësira dhe që në ditët e para të këtij viti ka tërhequr dokumentacionin në klub. Nuk ka vonuar shumë dhe Beqaj ka gjetur ekipin e ri. 19-vjeçari që dje ka nisur stërvitjen me Laçin.

BRUNO LULAJ
Lojtari polivalent i Skënderbeut ishte pjesë e kurbinasve sezonin e shkuar dhe u aktivizua në 28 ndeshje si titullar, madje shënoi edhe dy gola. 22-vjeçari luan në disa pozicione dhe e njeh mjaft mirë skuadrën, ndaj edhe është kërkuar me ngulm nga Laçi. Marrëveshja me lojtarin është mbyllur prej kohësh dhe tani pritet vetëm konfirmimi i Skënderbeut për huazimin e tij. Dje ai nuk doli në stërvitje me bardhezinjtë, pasi para ndeshjes me Teutën pësoi një dëmtim dhe ende nuk është i gatshëm.

Vladimir Prenga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online