Pol Pogba arriti që të varte medaljen e artë në Kupën e Botës. Mesfushori i cili aktivizohet tek Mançester Junatit ka qenë një nga pikat kyçe të Francës dhe në fund u shpërblye.
Gjithsesi, 25-vjeçari e ka tepruar disi me festën e bërë pas ndeshjes, teksa në një video të publikuar nga vetë ai, tallet me tifozët anglez, duke kënduar këngën “It’s coming home” , që ishte dhe një nga farzat që u përdor nga anglezët.
Ndoshta një veprim disi i nxituar, pasi vetë Pogba luan në Angli, megjithatë është marrë me sportivet dhe nga vetë tifozët e Juantit, të cilët e kanë shpërndarë videon e kësaj shakaje. Duket se “djajtë e kuq” më së shumti i gëzohen fakti se një prej lojtarëve të tyre doli kampion bote, sesa shakas pa kripë me këngën “hit” të përfaqësueses së tyre.
“It’s coming home! Na respect, just kidding, just kidding, sorry, just kidding!” ??? #mufc #pogba #WorldCupFinal2018 #worldcup #fra pic.twitter.com/xdOWarZFwr
— Man Utd Videos ?? (@ManUtdVines) July 15, 2018