Pochetino shfaqet duke përgëzuar Armando Brojën, sulmuesi shqiptar është gati për testet e verës

Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi i gjatë që e la jashtë fushës së blertë. Sulmuesi shqiptar nuk mundi të luante që nga dhjetori i 2022, atje ku këputi ligamentin në ndeshjen miqësore kundër Aston Vilës.

Në një postim të fundit të Chelsea, në imazhin kryesor është Armando Broja. Ai shihet teksa përgëzohet nga trajneri i londinezëve, Pochetino, i cili ishte njeriu kryesor që mbylli çdo histori transferimi për lojtarin e Shqipërisë pasi kërkon që ta shoh nga afër në miqësoret përgatitore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *