Gjykoi ndeshjen ku Shqipëria për pak ndali Spanjën, Egnatia do të jetë në duart e maltezit që i mungon Europa nga 2022

Egnatia do të përballet në transfertë kundër Ararat Armenia. Tashmë është mësuar edhe arbitri që do të gjykojë këtë ndeshje, e cila është e vlefshme për turin e parë në Conference League. Kjo përballje do të jetë në duart e Trustin Farrugia Cann.

Maltezi ka pak eksperiencë në Europë, teksa ka që nga 2022 pa e provuar këtë shije. Megjithatë 37-vjeçari është thirrur në apel në disa raste. Madje ai ka qenë arbitër i parë në miqësoren mes Spanjës dhe Shqipërisë e mbyllur në shifrat 2-1, atje ku kryevepra e Olmos na mohoi barazimin historik. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online