Pocchetino nuk e mori me vete në SHBA, zbulohet arsyeja pse Broja qendroi në Londër

Chelsea shpalli sot listën me 28 futbollistët që do të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të zhvilluar fazën përgatitore. Në të mungonte emri i Armando Brojës, çka bëri që në kokat e tifozëve të lindnin shumë pikëpyetje. Por arsyeja pse Pocchettino nuk e mori sulmuesin me pjesën tjetër të ekipit është zbuluar.

Broja kaloi një dëmtim mjaft të gjatë dhe të vështirë, duke bërë që forma e tij fizike të mos jetë ajo e duhura. Për këtë arsye, lojtari i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë rekuperimin e tij në Londër. E rëndësishme është se 21-vjeçari pëlqehet nga trajneri i ri dhe bën pjesë në planet e tij. Pas publikimit të listës, Armando Broja ka bërë edhe një reagim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka shkruar: “Durim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *