Po vuan te Barcelona, ish-lojtari francez: Nga se ka frikë Grizman? Një fëmijë 1.5 metra dhe gjysmë autik?

Marrëdhënia mes Mesit dhe Grizmanit ka qenë e ftohtë që prej mbërritjes së francezit në “Kamp Nou”. Pavarësisht dëshirës për ta fshehur të vërtetën, koha e ka treguar se diçka nuk shkon mes tyre. Gjë kjo që reflektohet edhe me rezultatet në fushën e lojës. Grizman duket se po has vështirësi të mëdha për t’u përshtatur me lojën e Barcelonës, ku Mesi ka gjithë vëmendjen kryesore.

Ish-futbollisti francez Dugari ka folur për “RMC Sport” ku është treguar i ashpër me fjalët e tij për yllin argjentinas. Krahasimi me një gjysmë autik padyshim që i ka befasuar të gjithë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

“Nga se ka frikë Grizman? Nga një fëmijë 1.5 metra i gjatë dhe gjysmë autik? Ai duhet të tregojë se ka këllqe në një farë mënyre. Kam një vit që e them se ka një problem me Mesin. Duhet ta gjuajë në fytyrë. Është e vërtetë që Mesi mund t’i pasojë më tepër, por sinqerisht nuk jam i befasuar. Grizman humb topa, nuk luan me besim. Grizman duhet të shkojë të flasë me Mesin për të zgjidhur problemin”, ka thënë Dugari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online