Armando Broja po vazhdon me periudhën e rikuperimit. Sulmuesi shqiptar është shumë pranë rikthimit në fushë, por nuk dihet ende data e saktë se kur do të jetë gati. Madje një muaj më parë ishte thuajse e sigurt se Broja do të ishte gati për Shqipërinë.
Megjithatë jemi në fazën ku Armando nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Chelsea dhe nuk është pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Sipas raportimeve të mediave britanike, pritet që pas ndeshjeve të shtatorit Broja të jetë gati për Chelsea dhe është “Evening Standard” që tregon se Pochetino shpreson shumë nga rikthimi i Armando Brojës, teksa po vuan jo pak për gjetjen e golave. /Sport Ekspres/