Po udhëheq me sukses si kapiten Botoshanin, klubi më i titulluar kërkon shërbimet e Enriko Papës

Enriko Papa po spikat vitet e fundit në futbollin rumun. Lojtari shqiptar është duke kaluar prej disa sezonesh momente pozitive me ekipin e Botoshanit, ku tashmë ka marrë edhe shiritin e kapitenit në krahun e tij. Paraqitjet e mira kanë tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera, të cilat kërkojnë ta bëjnë pjesë të organikës së tyre.

Sipas mediave rumune, Steaua e Bukureshtit është vënë pas mesfushorit shqiptar. Presidenti Xhixhi Bekali është përpjekur të marrë 28-vjeçarin që në dimër, për të për të përforcuar kështu repartin e mesit të fushës. Steua e Bukureshtit këtë sezon ndodhet në vendin e dytë në kampionat, ndërsa nga pas e ndjek një histori e lavdishme duke qenë ekipi më i titulluar në Rumani. Për këtë arsye një kalim në radhët e klubit kryeqytetas do të ishte një hap përpara në karrierën e Enriko Papës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online