“Po tregoj një pikë të projektit tim”, Starova shpalos kandidaturën për FSHF: Do të kemi marrëdhënie të shkëlqyer me Qeverinë

Sulejman Starova është kandidati për president në FSHF sa i përket zgjedhjeve që do të organizohen në këtë gjashtë mujor të parë. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova ka shpalosur një pikë të projektit të tij:

“Atëherë unë po shpalos një pikë të projektit tim. Unë mendoj se futbolli ecën përpara vetëm nëse do të kemi marrëdhënie të shkëlqyer me Qeverinë, me Kryeministrin, me Parlamentin. Bashkëpunim Duka-Rama ka prodhuar 4 vepra madhore me stadiumet deri tani. Por Kuvendi duhet të ndajë prioritetet. Futbolli është i pari, atë që ka arritur futbolli, nuk e ka arritur asnjë institucion shtetëror deri tani.

Por nëse basketbolli i jepet 5, atëherë futbollit i jep 10. Fjalët e Ramës kundër futbollit? Më duket shumë e ekzagjeruar, bashkitë nuk mund të braktisin klubet. Nuk mund t’i heqësh kënaqësinë vendeve më të vogla për të ndjekur futbollin dhe ekipin e tyre”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online