“Po të ishte Ngo, Tirana merrte më shumë në Europë”, Cenolli: Këtë javë oferta zyrtare, Tiranën nuk e hodhëm në gjyq për respekt

Në fund të sezonit Tirana humbi një pikë referimi si Ngoo, i cili duket se i ka munguar bardhebluve në majën e sulmit. Kontrata e lojtarit anglez përfundoi në verë dhe gjuha e përbashkët për rinovimin nuk u gjet. Mënyra e mbylljes së bashkëpunimit ka ndezur spekullime të shumta, ndërsa një reagim në lidhje me këtë çështje vjen edhe nga menaxheri i vetë sulmuesit.

Mario Cenolli është shprehur në studion e “Pressing” në “ABC Neës” se me Ngoo në sulm Tirana do të kishte arritur më shumë në Kupat e Europës, ndërsa sa i përket largimit thekson se bardheblutë ende nuk i kanë shlyer futbollistit detyrimet nga sezoni i shkuar. Në këto kushte sipas tij ishte e pakuptimtë të flitej për një kontratë të re. Sa i përket të ardhmes, Cenolli zbulon se janë refuzuar shumë oferta nga Superiorja dhe Kosova, ndërsa ka thënë se janë pranë firmës me një skuadër të re.

“Po të kishte qenë Michael, Tirana do të kishte bërë diçka më shumë, si me Crvena Zvezda, si me Young Boys. Iku, apo u largua? Pak nga të dyja. Kontratë i mbaroi. Donim që të qëndronte, por ishin disa kushte që duheshin plotësuar më përpara.

Zemra e tij gjithmonë ka qenë të Tirana. Kemi pasur oferta, por u kemi thënë jo. Mënyra se si u trajtua çështja na la shije të keqe. Ngoo donte të qëndronte. E përsëris, ishin disa detyrime që Tirana duhet t’i plotësonte. Nuk i plotësoi dhe u ndamë miqësisht.

Kishte oferta nga Superiorja, nga Kosova. Nuk ishin të pëlqyeshme për lojtarin dhe presim. Shpresojmë të bëhet këtë javë oferta zyrtare dhe këtë javë do ta marrin vesh ku do luajë. Kam qenë në bisedime me drejtuesit e Tiranës. Tirana kishte një borxh për të shlyer ndaj tij. Ramë dakord që kur të shlyhej borxhi mund të flisnim. Nuk kemi si bisedojmë për kontratën e re, kur nuk janë dhënë paratë e sezonit të shkuar. Më duket pak qesharake të flasim. Jemi pranë firmës me një ekip tjetër, nuk ka më diskutime. Deri tani kemi negociuar, nuk kemi shkuar në gjyq për respektin që kemi”, ka deklaruar Mario Cenolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online