“Gabimin me Ibrahimoviç e ndreqa te goli”, Marash Kumbulla flet si heroi që ndali Milanin: Më ndodh shpesh…

Nga Klaudio Ndreca

Fitoret radhazi të Milanit kanë morën fund dhe këtu ishte një shqiptar që vendosi, e për të shtuar kënaqësinë bëhet fjalë për një futbollist që i përket Kombëtares së Shqipërisë. Dy gola në dy ndeshjet e fundit me Romën, ky është mbrojtësi i kuqezinjëve Marash Kumbulla.

Transferimi te Roma po rezulton një zgjedhje e goditur dhe frytet janë duke u korrur në hapat e parë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi shqiptar ka komentuar me gëzim realizimin e tij që erdhi pas një gabimi në golin e parë të Milanit. Kumbulla nuk arriti që të bënte ndërhyrjen e duhur për t’i prishur festën Ibrahimoviç në pjesën e parë, por ia doli në fundin e 90 minutave.

“Kur topi vjen në zonën kundërshtare është vërtet shumë interesante për mua dhe e bukur, shumë e lehtë që të shënosh. Jam duke u rritur? Mund të përmirësohem në gjithçka. Gabimin që bëra te Ibrahimoviç, e ndreqa me një gol. Po përshtatem shumë mirë me shokët e ekipit. Pjesa e të shënuarit? Më ndodh shpesh që kur jam në zonën e kundërshtarit, topi përfundon te mua. Gjithmonë kam qenë një mbrojtës qëndror, por kam pasur “vesin” e shënimit. Po luftoj shumë dhe e kam këtë kualitet”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online