“Po të isha unë vendimet do ishin të miat”, Skënder Gega flet për Partizanin aktual: Ndikuan trajnerët, Egbo ka bërë punë të jashtëzakonshme

Si sot një vit më parë Skënder Gega do i siguronte matematikisht titullin kampion Partizanit pas 26 vitesh mungesë. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për “demat e kuq”, të cilët këtë sezon janë larg atij Parizani të vitit të shkuar. Në një prononcim për “Top Channel” Gega tregon për eksperiencën e tij në stolin e kryeqytetasve dhe rëndësinë që data e sotme ka për të dhe për tifozët.

Ndërkohë flet edhe për keqardhjen që ndjen për faktin se Partizani nuk ka përbushur pritshmëritë këtë sezon. Një arsye për këtë mund të jenë trajnerët sipas tij, të cilët vijnë nga një ambient i ri. Në fund përgëzon punën e Egbosë në pankinën e rivalëve më të mëdhenj të të kuqve. Puna e trajnerit nigerian me Tiranën është e jashtëzakonshme për Gegë, që shprehet se bardheblutë janë me meritë në krye.

Viti i shkuar me Partizanin

“Patjetër që ka qenë një vit i jashtëzakonshëm , për mua të paktën. Një vit i rrallë në karrierën time dhe për të gjithë tifozët e kuq dhe të gjithë dashamirësit e Partizanit. Kështu që sot është data 12, ekzakt një vit përpara ne kemi fituar matematikisht titullin duke u shpall kampion. Unë besoj se për mua dhe për shumë njerëz që janë të lidhur me atë fanellë kjo do të jetë një datë e shënuar që do ta kujtojmë”.

Gjendja aktuale e Partizanit

“Më vjen keq që Partizani nuk dha atë që ne prisnim. Trajnerët ndoshta ndikuan, trajnerët e rinj që vijnë në një ambient të ri dhe nuk e njohin. Por falë atyre djemve që në përgjithësi njerëzit nuk i quajtën si grup të talentuar, por për mua janë grupi më i pazëvendësueshëm. Kështu që si të them nëse kanë bërë mirë apo keq që një pjesë është larguar. Nëse do të isha trajner vendimet do të ishin të miat, teknikisht e kam fjalën”.

Puna e bërë nga Egbo

“Teknikisht Egbo ka bërë një punë të jashtëzakonshme sepse nuk është vetëm një javë por janë disa javë, 15 javë edhe pse në ndonjë moment me dilema apo jo 100% por kështu është i gjithë futbolli, në fund po 15 javë mbeten ato, për këtë arsye mendoj që janë me meritë aty ku janë”, ka thënë Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online