“Po të isha në vendin e Arapit, do kisha rrahur ndonjë lojtar”! Nevil Dede flet për Teutën ndaj Kukësit: Më ka ndodhur si lojtar…

Nevil Dede ishte i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, atje ku ka komentuar barazimin e Teutës ndaj Kukësit. Në fjalët e shprehura, Dede ka thënë se gabimi ishte i madh i lojtarëve të ekipit durrsak me vendosjen e tyre që i lejoi hapësirën Bashës për të barazuar rezultatin.

“Do kisha rrahur ndonjë lojtar nëse do të isha në vendin e Arapit. Më ka ndodhur si lojtar, si trajner jo. Ishin tre katër lojtarë të Teutës dhe ia lënë topin për goditje Bashës aty”, tha Nevil Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *