Sulejman Starova ka komentuar rastin e diskutueshëm te ndeshja Partizani-Vllaznia që ka hapur polemika të mëdha për vendimin e penalltisë. Shumë kritika kanë ardhur nga kampi i kryeqytetasve që nuk mund ta pranonin kurrsesi këtë vendim. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova është shprehur se ka pasur edhe raste më të këqija se ndeshja e sotme.
“Më kanë lënë vetëm kur flisja për arbitrat. Na kanë parë sytë gjëra më të këqija, që e kanë pasur të shkruar në ballë. Unë i kam thënë me emër e mbiemër. Ai sot paska mbajtur alamet ndeshje, ka dhënë një penallti. Por unë kam parë më keq”, tha Starova.
Njëkohësisht duke ndjekur edhe momentin e minutës së 11, teksa lojtari i Vllaznisë bie në limitet e zonës dhe Jorgji akordoi goditjen e dënimit, Starova shprehet me humor se nëse e dëshironte protagonizmin në ndeshje dhe favorizimin e Vllaznisë, do ta jepte sërish penallti. /Sport Ekspres/