“Po talleni me mua”?! Florian Marku ndihet i vjedhur nga gjyqtarët: Mbase panë flamurin shqiptar dhe nuk më pëlqyen

Dueli i sotëm mes Florian Markut dhe Stewart ka përfunduar në një barazim 76-76. Ky ka qenë vendimi i gjyqtarëve pas mbylljes së 8 raundeve, që e ka lënë të irrituar boksierin shqiptar. Marku është ndjerë i vjedhur nga gjykimi i këtij “match”-i, duke shpërthyer në deklaratat pas sfidës.

“A po talleni me mua?! Nuk e besoj dot. Këta gjyqtarë dinë një m*t nga boksi. Unë e di çfarë boksi është ky, si i vendosën pikët. Ai më goditi vetëm njëherë pastër në kokë. Unë po i shtyja, i dhashë gjuajtje të pastra, e ula në tokë, pastaj u ngrit prapë. I dhashë shumë gjuajtje të pastra, nuk di se çfarë tjetër mund të jetë boksi.

Po na shkatërrojnë karrierën kështu. Si mund të na e japin këtë duel barazim. Po, ai është një kundërshtar i vështirë, përgëzime për të. Mori grushta të mirë dhe nuk u rrëzua përtokë, Por a ishte ky një barazim?! Nuk e di ç’të them, jam shumë i zhgënjyer me të gjithë gjyqtarët. Mbase nuk më pëlqejnë mua. Ndoshta shikon flamurin shqiptar në kokën time dhe nuk më pëlqen, pasi ky nuk ishte një barazim”, ka deklaruar i irrituar Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online