ZYRTARE/ E kërkoi me insistim për herë të dytë, Gentian Mezani lë detyrën te Gjilani dhe i lirë për Superioren

0

Gjilani ka marrë një humbje që la shije të hidhur, duke u përmbysur në minutat e fundit kundër Dritës në shifrat 2-3. Menjëherë pas kësaj përballje ka ardhur edhe zyrtarizimi i ndërprerjes së kontratës së Gentian Mezanit me Gjilanin. Por duhet theksuar se nuk ishte një shkarkim nga ana e presidencës së klubit, por një dorëheqje e trajnerit shqiptar.

Në njoftim thuhet se Mezani kishte kërkuar edhe më herët largimin, megjithëse kërkesa e tij nuk ishte pranuar. Kështu trajneri shqiptar i ka dhënë duart skuadrës në Kosovë duke qenë i lirë për ekipet e Superiores që kanë objektiva madhore në kampionat. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit. Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.