Po shkëlqen me Milanin dhe “flirtoi” me Kombëtaren, trajneri i Suedisë nuk bindet nga Ibrahimoviç

Zllatan Ibrahimoviç duket sikur po kalon një rini të dytë te Milani. Plot 39 vite mbi supe, por që në fushën e lojës nuk dallohen aspak. Sulmuesi suedez po shkëlqen me kuqezinjtë, ku ka shpërthyer me gola si dhe ka një meritë të madhe në rritjen e nivelit të “djajve”.

Uria e tij sa vjen e shtohet dhe duket se Ibra tashmë kërkon edhe Kombëtaren. Një foto në rrjetet sociale erdhi si një “flirt” i shtatlartit, teksa ky i fundit shpërndau një postim ku mbante veshur fanellën e Suedisë, ndërsa shkruante: “Kohë e gjatë pa u parë”. Por trajneri i nordikëve nuk është bindur për ta rikthyer sërish me ngjyrat e verdha. Në një intervistë për “Aftonbladet”, Andersson thekson se kjo është një temë e mbyllur për të dhe se Ibra e mori vendimin e tij 4 vite e gjysmë më parë.

“Disa njerëz kanë thënë se kishte një plan pas asaj fotoje. Por nuk e kuptoj se çfarë do të thotë. Nuk dua t’i kushtoj shumë energji kësaj. Kanë kaluar 4 vite e gjysmë që kur ai tha se e mbaroi karrierën e tij me Kombëtaren. Folëm rreth kësaj pas Kampionatit Europian. Kam respektin më të madh për të, ashtu si për shumë lojtarë të tjerë që kanë marrë të njëjtin vendim. Kështu që, kjo temë është e mbyllur për mua”, ka thënë Janne Andersson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online