Po shkëlqen me Francën dhe Milanin, Morabito tregon prapaskenat për Giroud: Shpenzuan 20 milionë për Muriqin, nuk e dëgjuan Inzaghi-n

Olivier Giroud po tregon se është një nga lojtarët më të nënvlerësuar. Pavarësisht moshës 36-vjeçare, francezi ka qenë venditar për Milanin dhe për Kombëtaren e Francës. Kampionat e Serisë A këmbëngulën për të marrë shërbimet e tij, ndërsa në garë kanë qenë edhe ekipe të tjera.

Ndërmjetësi që punoi për këtë transferim, Morabito, ka dhënë një intervistë për “Il Giornale”-n, ku gjithashtu përmend faktin se Inzaghi e donte me çdo kusht te Lazio, por klubi bardhekaltër bleu Muriqin.

“Tani dikush duhet të hajë veten me dhembë… Simone Inzaghi e donte me çdo kusht në janar 2021, por ata nuk e dëgjuan dhe më pas shpenzuan 20 milionë për Muriqin 6 muaj më vonë. Ndërsa Paratici preferoi Moratën”, ka thënë Vincenzo Morabito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online