Olivier Giroud po tregon se është një nga lojtarët më të nënvlerësuar. Pavarësisht moshës 36-vjeçare, francezi ka qenë venditar për Milanin dhe për Kombëtaren e Francës. Kampionat e Serisë A këmbëngulën për të marrë shërbimet e tij, ndërsa në garë kanë qenë edhe ekipe të tjera.
Ndërmjetësi që punoi për këtë transferim, Morabito, ka dhënë një intervistë për “Il Giornale”-n, ku gjithashtu përmend faktin se Inzaghi e donte me çdo kusht te Lazio, por klubi bardhekaltër bleu Muriqin.
“Tani dikush duhet të hajë veten me dhembë… Simone Inzaghi e donte me çdo kusht në janar 2021, por ata nuk e dëgjuan dhe më pas shpenzuan 20 milionë për Muriqin 6 muaj më vonë. Ndërsa Paratici preferoi Moratën”, ka thënë Vincenzo Morabito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/