Po shijon sezonin më të mirë në karrierë, Laçi krenohet me Uzunin: Ka shkëlqyer me ngjyrat tona

Myrto Uzuni ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në Hungari, teksa ka shënuar gol në 5 takimet e fundit radhazi. Sulmuesi shqiptar po shijon sezonin më të mirë në karrierën e tij, që është fryt i një pune të palodhur për vite me radhë. Nuk u dorëzua as në nivelet më të ulta të futbollit shqiptar dhe tashmë fati i buzëqesh duke qenë kryefjala e kampionëve të Hungarisë.

Ky sukses i 25-vjeçarit nga Berati ka bërë krenar edhe klubi i Laçin, prej nga ku bëri edhe hapin e madh në futbollin europian.  “Kënaqësi e krenari kur djem që kanë shkëlqyer me ngjyrat tona, po i shijojmë në nivele të larta”, shkruan klubi i Laçit në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *