Po pret ende një ftesë nga Reja në Kombëtaren A, Mehmeti i Shqipërisë përzgjidhet për lojtarin e muajit në Angli

Anis Mehmeti është duke kaluar një formë fantastike në Angli. Lojtari i Wycombe është protagonist në League One, teksa ka realizuar pesë gola në këtë nisje të kampionatit. Ndërkohë ky futbollist është përzgjedhur mes më të mirëve për lojtarin e muajit shtator në League One.

Megjithatë Mehmeti mbetet ende në pritje të një ftese nga Kombëtarja A, pasi është grumbulluar vetëm nga Alban Bushi te Shpresat e U-21. Ajo që duhet theksuar është fakti se pavarësisht se bëhet fjalë për nivelin e tretë të futbollit anglez, ky kampionat është më tepër konkurrues sesa nivelet e dyta të shumë kampionateve të tjera në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online