Po përjetonte sezonin më të mirë në karrierë, Edon Zhegrova do të mungojë gjatë në fushën e lojës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit. Sulmuesi nga Kosova po përjetonte sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke shkëlqyer me fanellën e Lilës si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Por në momentin kur ishte në majë, e përndoqi edhe fati i keq me dëmtimin e pësuar. Klubi francez ka konfirmuar përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale se Zhegrova do të mungojë për 6 javë në fushën e lojës. Rikthimi i 25-vjeçarit pritet të vijë në pranverë./Sport Ekspres/