“Po nëse preket ndonjë futbollist”?/ Laçi bëhet ekipi i parë, kurbinasit thirrje FSHF-së të ndalojë kampionatin

Përhapja e Koronavirusit edhe në Shqipëri ka rritur panikun jo vetëm te qytetarët por edhe te skuadrat e futbollit. Duke marrë shkas nga ndodhit e fundit në Itali kur Juventus e Inter janë në karantinë, frika në vendin tonë rritet. Vendimi i FSHF-së për të vijuar kampionatin pa tifozë duket se nuk i ka kënaqur skuadrat. Kështu ekipi i Laçit kërkon zyrtarisht anullimin e kampionatit.

Në një njoftim klubi shpreh shqetësimin që vjen nga ky virus si dhe masat që duhen marrë ndaj tij. Laçi rendit tre arsye te cilat janë mëse të mjaftueshme për të justifikuar reagimin e tyre zyrtar. Duke i bërë thirrje të drejtpërdrejt Federatës, kurbinasit kërkojnë që propozimi i tyre të merret seriozisht./Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë:

Të ndodhur në një situatë të vështirë prej COVID-19, të gjithë e kanë parë se si shumë shtete të zhvilluara kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti sportiv. KF Laçi kërkon publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit që ta marrë seriozisht gjithçka po ndodh anembanë botës dhe të merret në konsideratë pezullimi i futbollit edhe në vendin tonë. Është shumë e rëndësishme që të mbrojmë futbollistët dhe stafin, të gjithë ata që duhet të bëjnë një punë të përditshme për të qenë gati për ndeshje. Kjo e rrit mundësinë që edhe futbollistët të preken nga Coronavirusi. Udhëzimet janë të qarta: “Qëndroni në shtëpi”. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që merren me futboll në vendin tonë. Arsyet pse duhet ndalim janë të shumta, duke nisur nga shëndeti. Ai është i pari dhe bota e sportit duhet të përcjellë mesazhe ndaj popullatës.

Së dyti, para, gjatë dhe pas ndeshjes është e paevitueshme kontakti fizik mes 22 sportistëve qe ndodhen në fushë.

Së treti , po nëse ndodh që ndonjë futbollist të preket nga Coronavirusi? Kështu do jepnim kontribut negativ në përhapjen e këtij virusi, që për momentin ka nënshtruar botën dhe ka shkaktuar me mijëra viktima.
Mund të gjenden me dhjetëra arsye se pse edhe në Shqipëri do të duhet ta ndalojmë futbollin, ndaj edhe njëherë i bëjmë thirrje FSHF-së që ta mendojë diçka të tillë, sikurse u kërkojmë edhe klubeve të tjera të mbajnë një qëndrim dhe bashkërisht të marrim vendimin e duhur për shëndetin e futbollistëve, stafeve teknike dhe mjekësore, si dhe të drejtuesve të klubeve e zyrtarëve të ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online