“Po ndodhi sërish ndaj Milanit, do lë stolin dhe do iki në shtëpi”, Spaleti ia bën të qartë tifozëve të Napolit: Luajtëm në klimë absurde, na morën peng

Luçiano Spaleti ka folur për mediat në konferencën për shtyp pas përballjes kundër Milanit në Ligën e Kampinëve. Trajneri i Napolit i ka tërhequr vëmendjen tifozëve të skuadrës së tij, nga të cilët pret një sjellje tërësisht të ndryshme nga ajo e 10 ditëve më parë, kur tifozët napoletanë patën përplasje fizike me njëri-tjetrin në tribuna. Spaleti shprehet se nëse e njëjta gjë ndodh javën e ardhshme përballë Milanit, atëherë do të lërë pankinën do të largohet nga Napoli.

“Nuk e di, por sa i trishtuar isha kur pashë stadiumin tonë të tillë kundër Milanit, nuk mund ta imagjinoni pavarësisht rezultatit. Ne po fitojmë kampionatin pas 33 vitesh, po luajmë një ndeshje themelore, duke parë një të gjithë kundër të gjithëve është diçka që unë kurrë nuk do të arrij ta kuptoj dhe që do ta mbaj gjithmonë me vete. Nëse e njëjta gjë ndodh gjatë kthimit, do të shkoj në shtëpi, do të largohem nga stoli, sepse është diçka e pashpjegueshme. Djemtë janë të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh rreth tyre dhe ne luajtëm në një klimë absurde, na morën peng”, ka thënë Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online