“Gjëra të veçanta mund të ndodhin në “Stamford Bridge””! Lampard beson te përmbysja ndaj Realit: Jam krenar për çfarë bëmë me 10 vetë

Reali i Madridit fitoi përballjen e parë kundër Chelsea-t me rezultatin 2-0. Madrilenët dominuan takimin dhe shihen favoritë për të shkuar në gjysmëfinale. Por çështja e kualifikimit nuk është mbyllur me kaq. Të paktën, jo për Lampardin. Në intervistën e dhënë për “BT Sports” pas ndeshjes, trajneri i Chelsea-t ka thënë se gjëra të veçanta mund të ndodhin në “Stamford Bridge”, teksa beson në përbysjen ndaj Realit të Madridit në duelin e kthimit në Londër.

“Jam krenar për çfarë ne bëmë me 10 vetë. I thashë djemve të mi se gjëra të veçanta mund të ndodhin në “Stamford Bridge”. Reali i Madridit është një skuadër e shkëlqyer, por ne duhet të besojmë. Duhet të rritemi në nivel. Ne duhet të kuptojmë se na nevojitet pozitiviteti mendor”, ka deklaruar Frank Lampardi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online