Nedim Bajrami cilësohet si një nga asetet e klubit të Empolit. Vetëm 22 vjeç por me një talent shumë të madh, mesfushori shqiptar shihet si një nga lojtaret me perspektivë të kampionatit italian dhe menjëherë ka përfunduar në radarët e klubeve të njohura. Gazetari Paolo del Genio zbulon se Napoli po monitoron tre lojtarë të Empolit ndër të cilët edhe Nedim Bajramin.
“Napoli po monitoron tre, katër lojtarë shumë interesantë. E kam fjalën, ndër të tjera, për Ricci, Parisi dhe Nedim Bajrami. Të gjithë lojtarë me cilësi të madhe edhe pse janë të rinj. Empoli është një realitet i rëndësishëm dhe i konsoliduar i kampionatit italian të Serisë A dhe, për këtë arsye, skuadra e Luciano Spallettit nuk duhet të nënvlerësojë toskanët në ligë”, ka thënë Paolo del Genio.
Ndërkohë ka marrë edhe një replikë nga komentatori sportiv Auriemma, i cili veçon futbollistin shqiptar ndër të tjerët, duke e vlerësuar si një lotar shumë të fortë. “Ndër ata që përmendët, ju them se Nedim Bajrami është një lojtar shumë i fortë”, shton Raffaele Auriemma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/