Lacio është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertën kundër Sasuolos. Sarri anktivizoi nga minuta e parë Strakoshën, duke i dhënë besimin pas paraqitjeve të dobëta të Reinës. Portieri shqiptar ka folur përpara ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, ku ka thënë se po fiton ngadalë vetëbesimin dhe ndihet i lumtur për këtë, ashtu sikurse një fëmijë.
“Dalëngadalë po rifitoj vetëbesimin falë shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Unë jam i lumtur sepse një djalë është i lumtur kur luan, si fëmijët”, ka thënë Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/