“Kruja e zëvendësoi shumë mirë Gurishtën si kapiten”, Brdariç nuk i thotë jo dhuratave: Duhet të shkurtojmë diferencat

Vllaznia po vazhdon me ecurinë positive të rezultateve dhe këtë herë kanë mundur Skënderbeun. Ndryshe nga sezoni i shkuar, shkodranët janë kthyer më cinik në portën kundërshtare duke kërkuar pikët dhe duke sakrifikuar disi lojën e bukur. Goli i parë do të vinte nga Hoxhaj në minutën e 20, pas një gabimi të bërë nga portieri i Skënderbeut dhe mbrojtësit, që nuk arritën të kuptoheshin me njëri-tjetrit.

Skënderbeu po fitonte disi terren dhe në minutat e fundit po niste që të kërkonte barazimin. Por ishte momenti që të rikthehej Mehdi Coba si protagonist. Ky i fundit dhuroi një asist të bukur për Aralicën, që shënoi golin e dytë në fund. Pas kësaj fitore Vllaznia arrin në vendin e dytë duke barazuar me pikë Kukësin, por me një ndeshje më tepër se verilindorët.

Brdariç (Vllaznia): “Mendoj se tre pikët e sotme ishin shumë të rëndësishme. Duhet të punojmë gjithmonë sipër limiteve dhe të punojmë shumë mirë me presingun ti mbajmë rivalët larg zonës. Një bravo e madhe për përkushtimin e futbollistëve sot. E merituan fitoren. E dimë se jemi konkurues me Vllazninë. I kemi thënë lojtarëve që duhet të jenë gati kur ti vijë mundësia të luajnë. Pastaj duhet të tregojnë dëshirë për të luajtur gjithmonë. Është një punë e madhe nga na mendore që lojtarët që nuk luajnë të jenë gati kur të luajnë. Duhet të marrim parasysh që dy ndeshjet e fundit kanë qenë shumë të vështira, duke qenë se kemi pasur një lojtar më pak në fushë. Kemi sakrifikuar disi kundër Teutës dhe Partizanit. Kjo u duk qartë edhe sot kur kishim topin në zotërim. Por strategjia u përmbush mjaft mirë sot.

Mendoj se duhet të analizojmë ndeshjet shumë mirë në mënyrë që të zbulojmë se ku po qendrojmë. Të gjithë e panë se në të shkuarën kemi pësuar më shumë seç duhet. Sepse njerëzit kanë shumë dëshirë të shohin futbollin tonë sulmues. Por futbolli luhet në të dyja fazat. Ndonjëherë duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë është e nevojshme. Ekipet kanë nevojë për kushte. Lojtarët e kuptojnë shumë herë më mirë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja është një pikë kyçe. Kemi nevojë për fuqi në këmbët tona. Të gjithë jemi njerëz, të gjithë bëjmë gabime dhe mësojmë prej tyre. Vetëm kështu ecim përpara. Performancë shumë solide nga Kruja. Më pëlqeu shumë gjuha e tij e trupit. E zëvendësoi shumë mirë Gurishtën. Dhuratë nga kundërshtarët e tjerë për të ndalur Tiranën dhe Kukësin? Do të ishte mirë të shkurtohen disi distancat me dy ekipet që kemi përpara nesh. Por ne duhet të përqendrohemi në ekipin tonë dhe jo te të tjerët“.

Memelli (Skënderbeu): “Ishin pikërisht këto dy episode që bënë të vinte kjo humbje sot. Së pari komplimente skuadrës së Vllaznisë. Goli i parë erdhi si një mosmarrëveshje. Janë njerëz, qenie humane dhe në një moment gabojnë. Rexhepit po i ndodh pak si shpesh. Goli i dytë pastaj ishte një mbajtje e topit në një zonë ku ka rrisk. Javën që vjen kemi një kundërshtar direkt që duhet të fitojmë. Të dy sulmuesët tonë kryesorë kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Është një kopje e mirë e jona. Ajo që na mbetet një hendek i vogël është që dy sulmuesit e tjerë duhet të afrohen me Mensah dhe Berishën.

Morëm një pakujdesi që na rëndoi dhe pas atij momenti çdo skuadër që është në disavantazh i mbetet të riskojë. Nuk erdhëm këtu si inferiorë, përkundrazi erdhëm si të barabartë. Nuk kemi qenë konkretë te 1/3 e kundërshtarit. Duhet të punojmë që të jemi më konkretë aty dhe te pasimi i fundit. Është edhe për meritë të kundërshtarit, pa dyshim. I izoluan mirë sulmuesit tonë. Jemi skuadër e brishtë për nga konkurenca dhe ato raste që kemi duhet ti shfrytëzojmë mirë.“/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online