Teuta është duke luajtur përballë Kastriotit për të mbyllur javën e 16 të Superiores. Një ndeshje mes dy ekipeve që po kërkojnë të dalin nga zona e ftohtë, për të qenë sadopak të sigurt për mbijetesën në Superiore.
Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-0. Goli i vetëm i 45 minutave të para erdhi nga ana e Lorenzo Vilas, kur pritej mbyllja e takimit. Ndërkohë në stadium është i pranishëm edhe kreu i FSHF, Armand Duka, që ka zgjedhur ta shoh nga afër këtë duel. /Sport Ekspres/