Ndodh njëherë në 1000 vite, një tifoz në Itali fiton 36.750 euro pasi parashikoi humbjen 5-1 të Juventusit

Në tetë ndeshjet e kaluara, Juventusi nuk kishte pësuar asnjë gol dhe arriti tetë fitore. Më pas ishte koha për transfertën në Napoli, ku u arrit një nga humbjet më të rënda të Zonjës së Vjetër. Bardhezinjtë humbën me shifrat 5-1 dhe kjo nuk kishte ndodhur në Serinë A që nga viti 1993. Skuadrës së Spaletit i ka besuar verbërisht një person i cili kishte luajtur në skedinë 350 euro se ndeshja do të mbyllej me rezultatin e saktë 5-1.

Dukej e pamundur në fillim dhe çdokush mund ta ketë quajtur të çmendur, por një ditë më vonë, personi i është drejtuar pikave të basteve për të tërhequr 36750 euro. Kuotimi i një rezultati të tillë ishte 100, fat apo nuhatje, kjo ka pak rëndësi, paratë janë fituar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online