Po kur nxënësi është më i logjikshëm se profesori? Guardiola: Ndoshta kemi mësuar ne shumë nga Arteta

Nga Klaudio Ndreca

Arsenali ka kaluar në finalen e “FA Cup” teksa ka mundur në shifrat 2-0 Manchester City-n. Ishte pikërisht momenti kur nxënësi arrin që të mund profesorin. Arteta që më parë ishte ndihmësi i Guardiolës te “qytetarët” ka arritur që t’i eliminojë nga gjysmëfinalja.

Por a mund të ketë raste kur nxënësi është më i mirë në logjikë edhe se vetë profesori? Për këtë ka gjithmonë dyshime, megjithëse janë të pakët profesorët që e pranojnë një gjë të tillë. Prandaj Guardiola merr edhe më tepër vlera, teksa në përfundimin e ndeshjes është pyetur nga gazetarët:

“Arteta ka mësuar shumë gjatë kohës që ishte me ju te Manchester City apo jo?”. Teksa pritej ndonjë polemikë e mundshme e trajnerit Guardiola, ka ardhur një përgjigje që rrit vlerat e Artetës: “Ose ndoshta kemi qenë ne ata që kemi mësuar shumë prej tij”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online