“Po ku ka si ty o Shqipëria ime”! FSHF-ja zbulon moton dhe logon për Euro 2024-n, njofton detaje për festën në “Air Albania”

Shqipëria siguroi kualifikimin në Euro2024 pas barazimit në Kishinau të Moldavisë. Bileta u pre që dy ditë më parë, por festa do të zhvillohet mbëmjen e nesërme. Kuqezinjtë do të ndeshen me Ishujt Faroe nesër, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, “Air Albania” do të shndërrohet në një arenë festive. FSHF-ja ka dhënë detaje për mbrëmjen e nesërme, duke njoftuar se duke nisur nga ora 23:00 do të zhvillohet një concert në ambientet e stadiumit.

“Festojmë së bashku kualifikimin e Kombëtares në Euro 2024. Këngëtarë, valltarë, fishekzjarre, koncert i madh bashkë me lojtaët në stadiumin ‘Air Albania’ menjëherë pas ndeshjes. Mos e humbisni. Një natë magjike me yjet e Kombëtares”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.

Gjithashtu, FSHF-ja ka zbuluar edhe moton që do të shoqërojë kuqezinjtë për në Gjermnia. “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”, do të jetë motoja e Kombëtares, ndërsa për logon është menduar simboli dallues i shqiptarëve. Bëhet fjalë për dy duar që formojnë shqiponjën dykrenare të vendosura pas trofeut të Kampionatit Europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *