Po kthehet Balaj, gol në miqësore

Në këtë moment kombëtarja shqiptare është e gjitha me sytë nga Sokol Cikalleshi, sulmuesi i vetëm që po luan e po shënon, në një kohë që Armando Sadiku ende nuk ka prekur as stolin në Spanjë.

Megjithatë, lajme të mira vijnë edhe nga Rusia, sepse pas Odise Roshit, po rigjen formën optimale edhe Bekim Balaj.

Sulmuesi shkodran vuajti shumë në vjeshtë për një dëmtim që e la jashtë për një kohë të gjatë, por duket se ka punuar mjaft mirë këtë vit dhe fizikisht po kthehet në formë optimale.

Dje Ahmat Grozni luajti një miqësore në Antalia kundër Irtyshit nga Kazakistani, duke barazuar 1-1.

Në këtë takim Ahmati la pushim shumë titullarë, përfshirë Roshin, ndërsa Bekim Balaj luajti 90 minuta dhe Bernard Berisha 45 minutat e para.

Në një ndeshje me pak raste për shënim, Irtyshi shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa Balaj me 11-metërsh barazoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Sot Ahmati do të luajë miqësoren e radhës, kundër Anzhit, me Odise Roshin që pritet të jetë titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online