Po kryenin transaksionin për transferimin e lojtarit, hakerat sulmojnë 1 milionë euro nga ekipi i futbollit

Hakerat janë shfaqur sërish në futboll dhe këtë herë me një sulm tërësisht të ri dhe të pazakontë. Një raport i ardhur nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike tregon se një skuadër e Premier League rrezikonte të humbiste rreth 1 milionë euro.

Paratë ishin të një transaksioni transferimi për një futbollist dhe që do të përfundonin në duart e hakerave, të cilët kanë shkuar larg. Vetëm falë ndërhyrjes së bankës së klubit ka ardhur edhe zgjidhja e këtij rasti duke penguar vjedhjen dhe kalimin e parave. Pra një dështim i ardhur në momentin e fundit, por nga ana tjetër që shërben edhe si një këmbanë alarmi që ekipet duhet të tregohen me të kujdesshme në këtë aspekt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *