Po kalon më shumë kohë në spital sesa në fushë, trajneri i Burnley flet për Brojën: Edhe pak kohë!

Armando Broja po vazhdon që të kalojë më shumë kohë në spital sesa në fushë. Sulmuesi shqiptar është i dëmtuar dhe nuk ka debutuar dot ende me trajnerin e ri, Celestini. Por për sa kohë Broja do të jetë jashtë mundësisë për të luajtur?

Celestini ka folur para ndeshjes të së dielës duke treguar edhe për situatën e dëmtimit të sulmuesit të Kombëtares. “Broja është duke bërë mirë, po rikuperohet, por i duhet edhe pak kohë që të kthehet”, tha Celestini. /Sport Ekspres/