Po impresionojnë duke mundur Irlandën dhe Perunë, flet trajneri i Shqipërisë: Do të bëjmë më të mirën edhe ndaj Luksemburgut

Shqipëria U-16 është duke shkëlqyer në turneun UEFA Development U-16 që zhvillohet në vendin tonë. Në dy ndeshjet e para kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë arritur dy fitore të mëdha kundër Irlandës së Veriut dhe Perusë në ndeshjet e luajtur në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz duke konfirmuar se kanë cilësi dhe një grup cilësor që mund të shkojë larg.

Pas fitores me Perunë, trajneri Bulku ka folur për fshf.org ku ka vlerësuar skuadrën për punën e mirë të bërë në stërvitje dhe ndeshje duke nënvizuar se pret që grupi të vazhdojë të bëj mirë edhe në ndeshjen e fundit të turneut ndaj Luksenburgut ku do të aktivizohen lojtarët e tjerë që nuk kanë pasur shumë hapësira.

“Se pari dua ta falenderoj të gjithë djemtë që kanë dhënë maksimumin, duke parë që të dyja ndeshjet vinin njëra pas tjetrës me një ditë pushim në mes. Nuk është fare e lehtë sepse ka edhe ngarkesa fizike pavarsisht se janë një moshë e mosha nuk është se ka ndikim. I falenderoj të gjithë nga zemra sepse kanë dhënë maksimumin. Unë shpresoj që të vazhdojmë kështu sepse kemi edhe një ndeshje të fundit në këtë turne që duhet ta fitojmë edhe atë.

Si? e parashikon dhe rregullorja e turneut ne duhet t’i aktivizojmë të gjithë lojtarët 90 minuta. Për këtë arsye në ndeshjen me Luksenburgun do të ketë shumë ndryshime për t’i dhënë mundësi aktivizimi të gjithë lojtarëve dhe për të arritur ti shikojmë të gjithë ?unat. Kjo edhe për të qënë të barabartë. Pas turneut ne do të bëjmë ato vlerësimet tona sëbashku me stafin për të vendosur se kush do të jetë baza e grupit në vazhdimësi. Rëndësia e këtyre turneve? Zhvillimi dhe pjesëmarrja në të tilla turne është shumë i rëndësishëm sepse ne e dimë që jemi një skuadër e mesme dhe këto turne na ndihmojnë shumë nga ana psikologjike, për ti rritur moralin skuadrës dhe djemtë për të fituar më shumë besim sepse janë djem të rinj.

Kjo na ndihmon që kur të shkojmë në Europian të jemi sa më të përgatitur dhe të bëjmë paraqitje dinjitoze, ku djemtë të kenë mundësi të japin më të mirën dhe të bëhen gati për ekipet e moshave U-18, U-19 dhe U-21. Në këto grupmosha diferencat e skuadrave janë të vogla. Si ne ashtu edhe Peruja, Luksenburgu dhe Irlanda e Veriut janë pak a shumë skuadra të të njëjtit nivel ku ne duhet të ballafaqohemi si të barabartë. Ne e kemi thënë që këto janë skuadra të nivelit tonë dhe për këtë arsye UEFA e ka organizuar këtë kompeticion duke parë që niveli është pak a shumë aty. Ne jemi duke bërë më të mirën dhe shpresojmë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe në ndeshjen ndaj Luksenburgut duke u përgatitur sa më mirë.”, përfundoi fjalën e tij trajneri Kombëtares shqiptare të 17 vje?arëve, Ervin Bulku.

Jordi Jaku, mesfushori talentuar kuqezi që gjeti rrugën e rrjetës në fitoren me përmbysje ndaj Irlandës së Veriut u shfaq shumë entusiast në mikrofonin e fshf.org pas ndeshjes me Perunë. “ Jemi shumë të gëzuar që kemi marrë tre pikë të rëndësishme ndaj Perusë dhe tre pikët në ndeshjen e parë. Dhamë maksimumin në fushës e lojës të gjithë ashtu si edhe unë. Jemi stërvitur mirë gjatë të gjithë javës për këto dhe ndeshje e atë ndaj Luksenburgut ku shpresojmë gjithashtu të fitojmë. Kemi një grup shumë të mirë, me element shumë të mirë. Unë shpresoj që t’ja dalim edhe për ndeshjet e Kampionatit Europian. E ardhmja? Të gjithë ëndërrojnë që një ditë të arrijnë në Kombëtaren A. Shpresoj që një ditë të je maty dhe të bëj paraqitje bindëse gjatë përfaqësimeve me grupmoshat”, theksoi Jordi Jaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *