“Po ia kaloj shumë mirë në Shqipëri, ligë që po rritet shumë”, lojtari malazez i kurbinasve: Kam luajtur për Iskran, por kalon Laçi

Shorti i ka rezervuar Laçit edhe këtë sezon një kundërshtar malazez në turin e parë të Ligës së Konferencës. Iskra është pengesa e parë e kurbinasve në Europë. Dejan Zarubica ka dhënë një intervistë për “Vijesti.me“, duke rrëfyer në vendin e tij më tepër rreth Laçit dhe eksperiencës së tij në Shqipëri. Lojtari malazez në të shkuarën ka mbajtur veshur për gjysmë sezoni fanellën e Iskras, por në korrik beson se ekipi që do të presë biletën për në turin e dytë do të jetë Laçi. Zarubica kërkon të përsërisë atë sukses të një viti më parë, kur bardhezinjtë mbërritën në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku një meritë të madhe pati edhe vetë futbollisti 29-vjeçar. Në fund Zarubica tregon se do të mbetet në Laç edhe për sezonin e radhës, ndërsa shton se “Abissnet Superiore“ po rritet ndjeshëm nga viti në vit.

Ndeshja me Iskrën: “Kam luajtur për Iskran, me të cilën kam disa momente të dashura. Dikush do të duhet të eliminohet, por nëse zgjedh si lojtar, një profesionist, atëherë nuk ka asnjë sentimentalizëm, unë sigurisht që zgjedh kalimin e Laçit. Iskra ishte në rrethin e skuadrave që këtu donin si kundërshtar. E di që nuk do të jetë e lehtë, më së shumti i njoh ata djem, por duam të shkojmë më tej. Megjithëse nuk do të doja të flisja kaq shumë me superlativë për ne tani. Mund të them se shpresojmë për një fillim shumë më të mire. Vitin e kaluar patëm fatkeqësinë që në ndeshjen e parë të humbëm me Podgoricën 1:0, por tani ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi dhe jam i sigurt se gjithçka do të jetë ndryshe, pasi shorti është shumë më i favorshëm se sezonin e kaluar“.

Ecuria e vjetshme në Europë: “Ne u eliminuam në raundin e 3-të nga Anderlechti dhe jam i sigurt se do të kishte qenë shumë më e vështirë për belgët nëse do të ishim të kompletuar. Na mungonin disa lojtarë dhe kur nuk e keni të gjithë ekipin kundër skuadrave të tilla, atëherë këto janë dallime të mëdha. Unë asistova në golin kundër Podgoricës, shënova golin ndaj Universitateas, asistova golin kundër Anderlechtit. Uroj që diçka e tillë të ndodhë sërish dhe mezi pres të fillojë“.

Dëmtimi: “Bëra një pushim për tre muaj, u ktheva në fund të sezonit dhe shënova dy gola të tjerë, por më e rëndësishmja është se arrita të rikuperohem dhe të pushoj për të gjitha tundimet që na presin. Kërkoj formën e duhur përmes përgatitjeve, besoj se do ta gjej”.

Laçi: “Si gjithmonë, ka pasur largime, do të ketë ardhje, por sezoni ishte rraskapitës. Ne luajtëm mbi 50 ndeshje. Arritëm në fund në çdo garë dhe luajtëm në finalet e Kupës”.

E ardhmja: “Kam edhe një vit kontratë dhe po ia kaloj shumë mirë në Shqipëri. Liga është e mirë, e cila po ecën me shpejtësi sidomos në infrastrukturë. është futur sistemi VAR dhe mendoj se do të bëhet gjithnjë e më e mirë”, është shprehur Dejan Zarubica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online