Po fluturonte drejt Turqisë me 300.000 njerëz që e ndiqnin, Mesut Ozili pritet si “Zot”!

Mesut Ozil i ka dhënë lamtumirën shokëve të tij te Arsenali në bazën stërvitore të klubit “London Colney”. Kështu ka përfunduar aventura e mesfushorit të njohur në Londër, me ndarjen që ishte e pashmangshme nga skuadra e njohur në “Premier League”. Një aventurë e re ka nisur te Fenerbaçe atje ku do të përfitojë 73.000 euro në javë. Bashkimi me gjigantët e Turqisë e rrit së tepërmi imazhin e klubit të Fenerbaçes dhe njëkohësisht shton cilësinë e organikës për të arritur në titullin kampion.

Por si po e presin tifozët e Fenerbaçes këtë transferim? Një numër i jashtëzakonshëm njerëzish po ndiqnin në kohë reale transferimin nga Londra drejt Stambollit të Mesut Ozil. Statistikat e ndryshme kanë kapur mbi 300.000 persona që shihnin në kohë reale se ku gjendej aeroplani me të cilin ishte nisur Ozil nga Londra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *