“Po flisnin për të fituar Botërorin, por luajmë edhe ne futboll“, Alioski: Po shoh Shqipërinë e Europianit, e ndjek çdo herë

Maqedonia e Veriut ishte surpriza e papritur e “play off“-eve për Kupën e Botës.  Fqinjët lindorë eliminuan Italinë dhe tashmë janë vetëm 90 minuta larg Kampionatit Botëror. Pjesë e këtij suksesi është edhe Ezgjan Alioski, i cili ka dhënë një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në “Report TV” me gazetarin Andi Kapxhiu. Alioski tregon se italianët i nënvlerësuan, prandaj edhe erdhi ky kualifikim. Në fund ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare, të cilën tregon se e ndjek gjithmonë dhe ka potencial për të shkuar sërish në Europian.

“Jam pa fjalë, kam shumë emocione. Momentin kur mbaroi ndeshja aty ka atmosferë, e kupton që ke fituar. Te futbolli kur e di që s’ke fituar akoma, duhet të kontrollosh emocionet. Akoma s’kemi fituar, duam finalen.

I kemi analizuar mirë italianët. Unë besoj në punën e ekipit, në futboll nuk ka me favorite. Ka shumë surpriza, ne kemi bërë surpriza edhe më parë si me Gjermaninë. Ne s’kishim çfarë të humbnin, Italia kishte presionin më të madh se pritej në finale. Ata flisnin edhe për të fituar Botërorin, por me ngadalë sepse duhet të fitosh edhe me Maqedoninë. Edhe ne jemi lojtarë, edhe ne luajmë futboll. Nuk na e japin vlerën.

Kristinao Ronaldo është plak, por sërish mbetet Kristiano Ronaldo. Portugalia ka ekip individual, shumë lojtarë të mirë që mund të vendosin vetë ndeshjen, por ne do besojmë tek vetja dhe te kualiteti jonë”.

Kur luajtëm me Maqedoninë tashë se kjo Shqipëri nuk është e njëjta me atë që luajti në Europian. Por tani shoh prapë atë Shqipërinë që ishte në Europian. Po shoh Shqipërinë me talente, duan të fitojnë. I uroj Shqipërisë çdo të mirë, e kanë treguar që mund të shkojnë prapë në Europian. I shoh çdo herë ndeshjet“, ka deklaruar Ezgjan Alioski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *