Po e kërkonte edhe ekipi i Ligue 1, 19-vjeçari i Shqipërisë zyrtarizohet për shifrën “e çuditshme” te Lokomotiva e Moskës

Mario Mitaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë. Mbrojtësi i Kombëtares ka kaluar nga AEK te Lokomotiva e Moskës, atje ku ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Tashmë ky futbollist ka hyrë në historinë e AEK si një prej pesë transferimeve që i kanë sjellë më shumë të ardhura skuadrës greke.

Jo pak, por 3 milionë euro ka përfituar AEK, që nga krahu tjetër mban edhe një pjesë të vlerës së kartonit. Tashmë 19-vjeçari është zyrtarizuar te Lokomotiva e Moskës dhe habia qëndron në faktin se Mitaj nuk ishte kthyer ende në lojtar fiks për ekipin e parë të AEK.

Pavarësisht kësaj pjesë, sërish arriti që të merrte vëmendjen e skuadrave të njohura të Europës. Përveç Lokomotivës, mediat greke zbulojnë se edhe skuadra e Ligue 1, Montpellier, po e kërkonte me ngulm Mitajn që zgjodhi përfundimisht Rusinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online