“Po çfarë të presësh nga një arbitër i akuzuar për trukim?”! Fjalët e thëna pas ndeshjes me Bajern, talenti i Dortmund do ta pësojë keq

Bajerni i Mynihut ka fituar mes polemikash “klasiken“ e Gjermanisë kundër Borusias së Dortumdit. Triumfi 2-3 i bavarezëve ka ngritur dyshime të mëdha, teksa vetë lojtarët e ekipit verdhezi kanë lëshuar akuza mbi arbitrin e sfidës. Haland do të deklaronte se Feliks Cvajer ishte arrogant dhe i mohoi një penallti Rojsit, ndërsa në të njëjtën linjë vendimi me të ishte edhe Bellinghem. Talenti i Dortmundit nuk do të kursehej në intervistën pas ndeshjes, duke kujtuar edhe të shkuarën e arbitrit kryesor të takimit, i cili është akuzuar për trukim ndeshjesh.

“Për mendimin tim nuk është penallti. Humels as nuk po shikonte te topi, po luf.tonte për ta marrë. Topi e godet, por ai as nuk po e shikonte topin. Mund të shikoni edhe shumë vendime të tjera. Por ç’të presësh kur i jepet ndeshja më e madhe në Gjermanisë një arbitri që është akuzuar për trukim ndeshjes?”, ka thënë Bellinghem.

Tashmë talenti i Dortmundi rrezikon një dëmtim të rëndë. “Bild” njofton se arbitri i ndeshjes do të ngrejë padi kundër Bellingham për shpifje dhe prishje të imazhit. Ndërkohë edhe Federata e Gjermane e Futbollit do të nisi një hetim, ku Bellingham do të pezullohet për fjalët e thëna. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *