Po bën bujën e madhe, Armando Broja i nxjerr padashje sekretin Chelsea-t për sulmuesin

Chelsea ka ndërtuar një strategji fantastike për të ardhmen e skuadrës, ndërsa me ardhjen e Lampard ia ka besuar ekipin gjithmonë e më shumë të rinjëve. Mes debutuesve të këtij sezoni do të ishte edhe Armando Broja, që e mori shpërblimin për golat e shumtë që realizoi me të rinjtë.

Gjithsesi blutë e Londrës do ta bëjnë një goditje në merkaton e verës dhe bëhet fjalë për Timo Werner. Ende pa u zyrtarizuar nga klubi, por marrëveshja është përfolur në media se është drejt mbylljes.

Ndërkohë Armando Broja ka bërë një video live në “Instagram”, atje ku padashje zbulon edhe sekretin e transferimit. Sulmuesi shqiptar e quan të mbyllur sikur Werner të jetë sulmuesi i Chelseat dhe këto fjalë kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

“Werner është një lojtar shumë i mirë.  I shpejt, i fuqishëm dhe mund të shënojë shumë gola. I kam parë shumë video të tij në Youtube. Mund të them se ishte një nënshkrim i mirë”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online